Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksidenti në Kroaci: Dy persona në intensivë transferohen sot në Zagreb, katër të tjerë u operuan

Lajme 26/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

10 persona mbetën të vdekur nga një aksident trafiku që ndodhi dje në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci. Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.

Media kroate INDEX, raporton se 42 persona janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Novi Grad.

Një burrë i cili u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Grad me një dëmtim të shtyllës kurrizore u transportua në Zagreb për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të mëtejshme, dy persona janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata do të transferohen sot në Zagreb. Disa nga personat që patën lëndime të lehta, sot do të dalin nga spitali.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Sipas tij 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda.

“Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy viktima janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën”, tha ai në Dnevnik N1.

Samarxhiç po ashtu ka treguar se të lënduarve dhe fëmijëve iu është ofruar edhe ndihmë psikologjike. /Express

Artikulli paraprakMinistrat Vitia dhe Sveçla po qëndrojnë ende në Kroaci ku po vazhdon trajtimi i të lënduarve
Artikulli i rradhës Shtatzënia pa brenga, a është ashtu aq e thjeshtë?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.