Ka ndërruar jetë njëri nga kosovarët e aksidentuar sot në aksin Laç-Milot.
19 vjeçari kosovar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pas aksidentit tragjik ku mbetën të plagosur pesë persona.
Raportohet se edhe 4 personat e tjerë kanë marrë dëmtime serioze dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhi kur nje traktor ia preu rrugen vetures nga Kosova, shkruajne mediat shqiptare. /Gazeta Shneta/