Aksidentohet për vdekje një fëmijë 3-vjeçar

2017-04-24 në ora 07:30

Një fëmijë ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Peqin-Rrogozhinë.

3-vjeçari është shtypur nga një automjet tip Volkswagen, në rrethana ende të pasqaruara nga policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa drejtuesi 31-vjeçar i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale. /tch