– Me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Grave, kolektivi qytetar “Marshojme S’festojmë” organizon aksion informimi për të drejta ekonomike dhe shoqërore. (Prishtinë, ora 8:00)
– Arpolis bën promovmimin dhe publikimin e raportit “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike” i cili adreson situatën aktuale lidhur me ngacmimin seksual brenda universiteteve publike. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)
– Kolektivi qytetar “Marshojme S’festojmë” organizon marsh që synon të jetë zёri për të shtypurat në shoqëri. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)
– Gratë dhe vajzat e fshatit Hade në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare organizojn protestë si rrjedhojë e dështimit të Institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore për vite me radhë, për të realizuar një zhvendosje me dinjitet dhe me të gjitha standartet e hartuara prej vetë Bankës Botërore dhe të miratuara prej Qeverisë së Kosovës. (Para përfaqësisë së Bankës Botërore, rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, ora 14:00)
– PEN organizon punëtori për integrimin e perspektivës gjinore në nivel të organizatave dhe programeve. (Zyret e PEN në lagjen aktash, prapa ish-Intereminex, ora 14:30)
– Me rastin e 8 Marsit Ditën Ndërkombëtare të Grave, Artpolis organizon shfaqjen Copë Copë. (Teatri Oda, ora 20:00)
– Ne Prizren iniciativa FEMaktiv do te marshoje gjithashtu.
– Ne Ferizaj organizohet “Java e gruas se guximshme”.
– Ne Drenas organizohet tryeze rreth Konventës se Këshillit te Sigurimit te OKB 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria dhe nga ora 12 gratë do të marshojnë në shesh