Në ceremoninë e përurimit të PET-CT në QKUK ka marr pjesë ish-Presidentja Atifete Jahjaga, e cila është kontribuese kryesore për këtë donacion.
Jahjaga ka thënë se për vite me radhë qytetarët kanë udhëtuar jashtë vendit për të siguruar diagnostikimin me këtë pajisje.
“Ne po e sjellim këtë shërbim në shtëpi për pacientët. Pajisja do të ndihmojë mjekët që të zbulojnë sëmundjet në fazat e hershme, si dhe do të lehtësojë shpenzimet e buxhetit”, ka deklaruar Jahjaga.