Studimet tregojnë se ushtrime të moderuara si ecje, çiklizëm apo joga ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Ky efekt është veçanërisht i rëndësishëm për personat me diabet ose rrezik për diabet.
Ekspertët rekomandojnë aktivitet fizik të paktën 150 minuta në javë për të ruajtur shëndetin metabolik dhe për të parandaluar komplikacione, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Kombinimi i ushtrimeve me dieta të shëndetshme dhe menaxhimin e peshës përmirëson rezultatet dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje kronike.
Ndërhyrjet e hershme dhe të rregullta mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin afatgjatë të individëve me rrezik të lartë metabolik.


