Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Akuza për shkelje në konkursin për drejtorë të spitaleve, flasin doktorët që kandiduan

Lajme 29/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi për drejtorë të spitaleve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë po përcillet me akuza për politizim nga Partia Demokratike e Kosovës e cila udhëheq me shëndetësinë, si dhe për shkelje të konkursit.

Dr. Hamëz Berisha, i cili mban pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, ka marr vetëm 39 pikë duke mos u kualifikuar as në intervistën me gojë. Ndërkaq një kundërkandidate e tij e cila nuk ka shkollim të mjekësisë, Mimoza Zeqiri, ka dal e parë në test me 83 pikë.

Zeqiri është gruaja e Lulzim Zeqirit, këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka akuzuar ministrin Uran Ismaili për politizim të konkursit duke pretenduar se do ta zgjedh për drejtor një kandidate që nuk ka lidhje me mjekësi, shkruan Gazeta Shneta.

Se konkursi nuk ka qenë në rregull e pohon edhe mjeku Berisha, i cili thotë se për këtë do të ushtrojë ankesë. Ai deklaron se ka pasur shkelje të konkursit, por thotë se për këto shkelje do të flas më vonë.

Edhe konkursi për drejtor të Spitalit të Vushtrrisë është përcjellë me akuza për politizim. Sikurse Bahtiri, edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë ka akuzuar Ismailin dhe PDK-në se po ndikojnë në zgjedhjen e anëtarit të kësaj partie Sami Istrefi, për drejtor të spitalit. Edhe Istrefi ka dal i pari në testin me shkrim duke marr 80 pikë. Ai nuk vjen nga fusha e mjekësisë, por ka lënë prapa me 14 pikë më pak doktorin Hajrullah Saraqi, i cili deri më tani ka udhëhequr spitalin. Istrefi ka qenë i arrestuar për krim të organizuar në vitin 2012 nga Policia e Kosovës.

Saraqi në një prononcim për Gazetën thotë se ende nuk është ftuar për intervistë me gojë. Ai nuk deklarohet për akuzat për politizim të konkursit. “Le të merren me këtë punë ata që na udhëheqin. Kompetencat për këtë punë i kanë drejtori i SHSKUK-së dhe ministri. Unë nuk dua të përfshihem në deklarata politike”, ka thënë Saraqi.

Për drejtor të Spitalit të Vushtrrisë ka kandiduar edhe Dr. Bashkim Vatovci i cili nuk ka arritur ta kalojë testin duke marr vetëm 37 pikë. Ndërsa për drejtor të Spitalit të Mitrovicës testin e ka kaluar Dr. Burim Gashi me 67 pikë, Dr. Remzi Rrahmani nuk është kualifikuar pasi ka marr 45 pikë dhe kandidati Dr. Bedri Bimbashi ka abstenuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSeksi oral dhe anal gjatë shtatzënisë, gjithçka që duhet të dini
Artikulli i rradhës Foto mahnitëse të lindjes, 500 vjet histori

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.