Historia e lindjeve në mbarë botën është e gjatë, por më poshtë ju sjellim 500 vite të praktikave të ndryshme të lindjes:
1500: Nënat filluan të përgatiteshin kur mësuan se ishin shtatëzënë, graë europiane filluan të lindnin në karrige dhe kishin kujdesin e mamive si dhe të anëtarëve të familjes të gjinisë femërore; 1591: Në Skoci, Eufame Maklayne u dogj në turrën e druve për shkak se kishte kërkuar lehtësim të dhimbjeve gjatë lindjes së binjakëve.
Në mes të viteve 1700: Kanë filluar të përdoreshin për herë të parë pincat për të ofruar fëmijën në një mënyrë më të sigurt nëse ka ngecje gjatë procesit të lindjes; 1853: Mbretëresha Viktoria përdori për herë të parë anestezionin gjatë 8 lindjeve të saj.
1910: Gratë po viheshin në gjumë me anë të morfinës dhe skopolaminës duke harruar përvojën e lindjes; 1915: Lëvizja feministë në rritje e përkrahte menaxhimin e dhimbjeve gjatë lindjes.
1920: Lindjet në spitale u bënë të zakonshme, duke përfshirë përdorimin sistematik të pincës, episiotomisë dhe anestezionit; 1942: Dr. Grantly Dick-Read tregoi për përfitimet e lindjes natyrore pa anestezion duke shkruar një bestseller ‘’Lindja pa frikë’’, transmeton Gazeta Shneta.
1960: Gjumi gjatë lindjes e humbi popullaritetin për shkak të efekteve anësore që kishte. Këto efekte anësore përfshinin hallucinim dhe një dëmtim të përkohshëm të aftësisë së foshnjës për të marrë frymë; 1970: Epiduralet fituan popullaritet së bashku me teknikat me hipnozë dhe lindja në ujë.
1980: Gratë përkrahin alternativa për të lindur në një spital, duke përfshirë lindjet në shtëpi dhe qendrat e lindjes; 2000: Operacionet cezariane filluan të përdoreshin si formë e lindjes.
Sot: Gratë kanë më shumë mundësi për lindje se kurrë, përfshirë lindjen në shtëpi, lindjen vaginale pas operacionit cezarian, dhe epidural./Gazeta Shneta/