Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Akuzave të rënda nga Olluri, Krasniqi iu përgjigjet me Betimin e Hipokratit

Lajme 30/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Halil Krasniqi i është përgjigjur kolegut të tij Elmi Olluri me Betimin e Hipokratit. Kjo përgjigje e Krasniqit vjen pasi u akuzua rëndë nga Olluri për dy raste të pacientëve me pasoja.

Lexoni reagimin e plotë të Krasniqit:

„Do te isha shumë i lumtur nësë secili Mjekë në radhët e detyrës së tij, të respektoj dhe të zbatoj me ndërgjegjën më të madhe Betimin e Hipokratit të cilin cdo njëri nga ne e pranoi dhe e deklaroi si udhëpercjellës në jetën e tij profesionale.

Nuk ka gjë në Botë me të bukur më të mirë e cila e bën mjekun të lumtur, kur ky i rrespekton normat etike njerëzore Betimin e Hipokratit ne fjalë dhe vepër me ndergjegjën dhe detyrimin personal dhe profesional. Athere ndihemi të qetë në shpirt, të lumtur, të vlerësuar dhe nuk kemi frige se nga mosrespekti i normave personale, njerëzore dhe profesionale se neve do të na ndodhi një gjë e keqe.“

Cdo gjë në jetë dhe botë rikthehet nga forcat të cilat na rrethojnë dhe na mbajnë në jetë, si e mira edhe e keqja.

Prandaj apeloj tërë personelin mjekësor ti përmbahen rregullave të cilat ne i mesuam dhe për të cilat jemi të obliguar ti kryejm me njohurit tona dhe ndergjegjën e paster njerëzore.”

Halil Krasniqi

Betimi i Hipokratit

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër.

Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mij, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë.

Nuk do t’i jap një bar vdekjeprurës askujt që do ta kërkojë atë, dhe as nuk do t’ia sugjeroj dikujt këtë gjë.

Po ashtu, nuk do t’i aplikoj asnjë gruaje një mjet që shkakton abortin.

Do ta kaloj jetën dhe profesionin tim në pastërti dhe dlirësi.

Nuk do të merrem me kirurgji, madje edhe tek pacientët që vuajnë nga gurët, por do ta lë që këtë punë ta bëjnë atyre që iu vjen ndoresh.

Në çdo shtëpi që të hyj, do të hyj vetëm në të mirë të të sëmurit, duke qëndruar larg prej çdo padrejtësie dhe të pabëre, e sidomos prej akteve seksuale mbi trupat e grave dhe të burrave, qofshin këta njerëz të lirë, apo skllevër.

Çfarëdolloj gjëje që do të dëgjoj gjatë një mjekimi, apo edhe që nuk ka lidhje me mjekimin, për sa iu takon jetës së personave e që nuk duhet të nxirret në pazar, këtë gjë do ta mbaj për vete, duke ruajtur fshehtësinë e plotë.

Nëse e respektoj këtë betim dhe nuk e dhunoj atë, le të mundem ta gëzoj jetën dhe profesionin tim, i nderuar prej të gjithëve e në të gjitha kohërat; por nëse e thyej dhe e dhunoj këtë betim, le të jetë fati im i ndryshëm.

Artikulli paraprakQKUK larg nga Stroke Center, profesionistët tregojnë çfarë duhet të bëhet
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës trajtoi 334 pacientë për 24 orë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.