Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK larg nga Stroke Center, profesionistët tregojnë çfarë duhet të bëhet

Lajme 30/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menaxhmenti i QKUK-së është duke planifikuar të themeloj Stroke Center. Kjo po synohet të arrihet pas blerjes së CT-së së re dhe një MRI, ndërsa është në procedurë edhe blerja e medikamenteve. Profesionistët thonë se janë të gatshëm për të filluar, por QKUK nuk ka kushte as për së afërmi për të funksionalizuar një qendër të tillë

Bujar Vitija

Për të funksionuar një Stroke Center duhet të ketë një program të dedikuar vetëm për goditjet në tru. Duhet të ketë staf të trajnuar nga profesionalistë të fushës, infrastrukturë dhe aparatura, pajisje dhe medikamentet e nevojshme. Poashtu nevojitet një koordinim i saktë ndërmjet klinikave dhe institucioneve tjera publike shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.

Por a i plotëson kushtet QKUK për t’u bërë me Stroke Center. Për këtë projekt Gazeta ka folur me menaxhmentin e QKUK-së të cilët ende nuk e dinë saktë se si do të realizohet, si dhe me dy akterë që janë marr edhe më herët me çështjen e trombolizës dhe trombektomisë.

Menaxhmenti i SHKUK-së është duke planifikuar që të funksionalizojë një Stroke Center në kuadër të QKUK-së. Kjo po synohet të arrihet pas blerjes së CT-së së re dhe një MRI. Poashtu është futur në procedurë edhe blerja e medikamenteve të nevojshme.

Dr. Nexhmedin Shala

Se sa është e nevojshme një qendër e tillë flasin një neurolog dhe një radiolog. Dr. Nexhmedin Shala, drejtor i Klinikës së Neurologjisë në QKUK, thotë se fillimi i trajtimit të avancuar të pacientëve nga sëmundja iskemike trurore (infarkti cerebral) paraqet nevojë imediate, si për shkaqe mjekësore ashtu edhe ato paramedicinale. “Kosova është vendi i vetëm në Evropë në të cilin nuk aplikohet në mënyrë institucionale, brenda shërbimeve publike, terapia specifike, e ashtuquajtura tromboliza, te sëmundja iskemike trurore”, thotë Shala.

Shala shton se shtetet e regjionit Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia tani më kanë këtë standard të trajtimit pothuajse të të gjithë pacientët që kanë indikacion. Sipas tij, ky problem serioz zë vendin e tretë për vdekshmëri dhe vendin e parë për invaliditet, si në vendin tonë ashtu edhe në vendet e zhvilluara. “Në Kosovë llogaritet që brenda vitit pësojnë nga pika në tru, 3000-3500 person, prej të cilëve me vdekje përfundojnë rreth 1000. Të mbijetuarit ballafaqohen me pa aftësi fizike mendore dhe emocionale të shkallëve të ndryshme  duke e bëre të sëmurin barrë të madhe për familjen  dhe shoqërinë në përgjithësi”, deklaron neurologu.

Kryetari i Shoqatës së Radiologëve të Kosovës, Dr. Ilir Ahmetgjekaj, tregon se tretmani i iskemive hiperakute, me trombolize dhe trombektomi endovaskulare është menduar edhe më herët e madje për këtë ishte bërë edhe një protokoll i cili ishte punuar nga neuroradiologë, neurokirurgë dhe neurologë. “Nga ajo kohë nuk është jetësuar dhe nuk është aplikuar protokolli gjegjës në QKUK, me përjashtim të ndonjë rasti sporadik, dhe atë pa respektuar protokollet adekuate”, thotë Ahmetgjekaj.

Si realizohen këto dy metoda dhe cilat janë kushtet në QKUK

Dr. Ilir Ahmetgjekaj

Si profesionist i fushës, Ahmetgjekaj shpjegon tutje se trajtimi i iskemive hiperakute të shkaktuara nga  okluzioni i artereve mund të bëhet në tri mënyra: trombolizë intravenoze, trombolizë intraarteriale dhe trombektomi endovaskulare. “Ne të tri këto metoda roli i radiologut është kyç. Në trombolizën intravenoze selekcionimi i pacientëve potencial për trajtim bëhet edhe me TK edhe me RM. Rezonanca magnetike dëshmohet të jetë me një sukses më të madhe se sa selekcionimi me TK, nëse ju referohemi qendrave botërore që aplikojnë këtë procedurë. Stafi dhe pajisjet në QKUK, për të bërë këtë selekcionim  ka ekzistuar dhe ekziston. Ajo mund të bëhet me pajisjet ekzistuese. Gjithsesi edhe neurologët, besoj, fare nuk hezitojnë për aplikimin e kësaj terapie, në veçanti drejtori aktual  i Klinikës së Neurologjisë, i cili është promotor për aplikimin e metodave inovative”, thotë Ahmetgjekaj.

Klinika e Neurologjisë është plotësisht e përgatitur për aplikimin e këtij trajtimi specifik. Këtë e thotë drejtori i Klinikës, neurologu Nexhmedin Shala. Ai thotë se klinika ka në dispozicion tomografinë e kopjuterizuar, ka ekspertë të neurologjisë të përgatitur dhe cilët punojnë me pacient në mënyre tejet profesionale duke trajtuar pjesën më të madhe të rasteve me sëmundjen iskemike trunore në nivelin nacional.

Shala thotë se duke u nisë nga mundësit e kufizuara materiale, jo të gjithë nga kandidatët potencial do të mund të trajtoheshin me këtë trajtim relativisht të kushtueshëm, por trajtimi edhe i një numër për fillim të kufizuar, do të ishte hap i madh në drejtim të trajtimit bashkëkohore të kësaj kategorie të pacientëve, deri më tani të pa shpresë.

Neurologu Shala pohon se në nivel kombëtar numri i atyre të cilët mund të kenë indikacion të trajtohen me këtë llojë të terapisë do te jetë 800-1000. “Aplikimi e kësaj terapie specifike në mënyrë korrekte, adekuate dhe me indikacion, jo vetëm që do të shpëtonte jetë, por edhe do të shmangë invaliditetin potencial, më të cilin ballafaqohen këta pacientë, si ekstra barrë për familjen në veçanti dhe shoqërinë në përgjithësi duke shkaktuar jo vetëm shpenzime të mëdha materiale, por edhe probleme të mëdha fizike, psikologjike, familjare si dhe sociale në përgjithësi”, deklaron Shala.

“Raporti i shpenzimit dhe përfitimit, ‘cost benifit’,  në rast të aplikimit të kësaj terapie do të jetë e shumëfishtë, në llogari të përfitimit individual, familjar dhe për bashkësinë e gjerë, sidomos në uljen e kostove tejet të mëdha për ballafaqim me persona me pa aftësi të plotë fizike, si barë shumë e madhe për familjen dhe shoqërinë në përgjithësi”, ka deklaruar Shala.

Në anën tjetër Ahmetgjekaj shton se trombektomia endovaskulare, tromboliza intra arteriale direkte dhe tromboliza intravenoze janë terapitë më premtuese, pasi që trajtojnë edhe shkaktarin e iskemisë cerebrale d.m.th., okluzionin arterial por bartë rrezik të komplikimive hemoragjike masive në zonën e iskemise tek terapia me trombolizë i.v., për këtë arsye këtë terapi duhet aplikuar me kujdes maksimal.

Para aplikimit të trombolizës, metodat imazherike (TK dhe RM), duhet të përgjigjen me saktësi në këto pyetje: A behet fjalë për një iktus hemoragjik apo iskemik? Cila është masa trunore me iskemi ireverzibile dhe cila me çrregullim funksional por potencialisht  reverzibile (e trajtushme). A ekziston, në momentin e ekzaminimit  okluzion i ndonjë arterie cerebrale principale e cila meriton përpjekje për deobstrukcion (rikanalizim) me anë të trombolizes?

“Nëqoftëse protokolet e lartëshënuara nuk respektohen, shkalla e suksesit te intervenimit mund të jetë e ulët, apo thënë më kjartë, rrezikshmëria për të pësuar pacienti i trajtuar në mënyrë joadekuate është tejet e madhe”, vlerëson radiologu.

Ai sheh vështirësi në implementimin e këtyre procedurave për shkak të logjistikës dhe infrastrukturës. “Që pacientët të përfitojnë nga ky tretman duhet që sa më shpejt të arrijnë nga të gjitha anët e Kosovës në QKUK, që të bëhet seleksionimi i tyre  dhe të filloj trajtimi, në veçanti tromboliza intravenoze.  Për momentin unë e shoh të pamundur që një pacient  nga një fshat i Rugovës  të arrij në QKUK  në kohën e duhur.  Për këtë arsye, paraprakisht është i domosdoshëm trajnimi në të gjitha qendrat  shëndetësore ku drejtohen pacientët me këtë problematikë. Duhet të sigurohen kushtet për transport sa më të shpejtë dhe me përcjellje të duhur me staf profesional”, ka deklaruar Ahmetgjekaj.

Ai thotë se drejtori i Klinikës së Radiologjisë në përkrahje të kësaj nisme ka futur në shërbim 24 orësh Rezonancën Magnetike, por deri më tani nuk është indikuar, diagnostikuar asnjë pacient për trajtim të tillë. “Njëra nga arsyet pse kjo ka ndodh është mungesa e tPA, material ky i domosdoshëm për trombolizë, për të cilën Kosovës nuk ju ka dhënë e drejta ende për importim”, ka thënë radiologu.

Ahmetgjekaj thotë se për realizimin e Stroke Center, QKUK duhet t’i plotësoj disa kushte përfshirë pajisjen me Angjiografi (DSA) të cilët për momentin nuk e ka, të ketë sallë të operacionit dhe njësi të mjekimit intensiv. Poashtu të bëhet investim në kuadro dhe burime njerëzore.

Gazeta Shneta ka trajtuar edhe më parë temën e trombolizës dhe trombektomisë. Një rast që kishte shpërfaqur mungesën e këtyre dy llojeve të trajtimit është rasti i ish-kryeministrit, tani i ndjerë Bajram Rexhepi. Ai kishte pësuar dy sulme në tru, pas të cilave ishte bërë operacion nga neurokirurgu Arsim Morina, për të mos u zgjuar më kurrë nga koma derisa ndërroi jetë rreth 3 muaj pas operacionit. Në artikullin e Gazetës me titull “QKUK-ja dështoi t’ia jap një shans për të jetuar Bajram Rexhepit”, pati folur neurorkirurgu nga Tirana Dr. Artur Xhumari i cili pati shpjeguar se në rastin e Rexhepit do të mund të kryhej njëra nga procedurat pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike. /Gazeta Shneta/

QKUK-ja dështoi me Bajram Rexhepin, nuk ia ofroi shansin për shërim

Artikulli paraprakTë mësohemi t’u themi edhe faleminderit mjekëve!
Artikulli i rradhës Akuzave të rënda nga Olluri, Krasniqi iu përgjigjet me Betimin e Hipokratit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.