Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I akuzuari për skandalin e oksidulit mbrohet duke i akuzuar mjekët praktikantë

Lajme 09/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Naser Gurri pronar i kompanisë ‘Bubebari Komerce’, dyshohet se ka bërë prodhim të palicensuar të gazit medicinal duke shkaktuar vdekje zinxhirore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit Naser Gurrit, pronar i kompanisë ‘Bubeari Komerce ‘ që e furnizoi QKUK-në me gazin që prokuroria pretendon të jetë shkaktar i vdekjes së tre pacientëve.

KALLXO.com ka siguruar aktvendimin e gjykatës ku cilësohet si e bazuar kërkesa e prokurorisë për paraburgim 30 ditësh ndaj Gurrit.

Gurri është i dyshuar për veprën ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ pasi sipas prokurorisë, ai ka prodhuar dhe ka vënë në qarkullim produktin mjekësor, respektivisht gazin medicinal të llojit Oksidul pa e bërë kontrollin e nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar.

Në arsyetimin e kërkimit të masës së paraburgimit prokuroria deklaron se kjo kompani megjithëse kishte marrë obligim që të importojë gazin nga Maqedonia, ajo ka bërë prodhim vetanak pa pasur licencë për prodhim të produktit të tillë.

“Sipas hetimeve preliminare të kryera, ka rrjedhë se si rezultat i përdorimit të këtij gazi nëpër klinikat e QKUK-së ka ardhur tek vdekjet e dyshimta të të dëmtuarve, tani të ndjerë Sh.K, K.B, A.Z…”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Në anën tjetër, Gurri dhe mbrojtja e tij janë deklaruar se ka prova që hedhin poshtë pretendimet se gazi ka qenë shkaktar direkt i vdekjeve për të cilat po dyshohet ai.

Muhamet Shala, avokat mbrojtës i Gurrit, ka renditur disa nga dyshimet e tyre që hedhin poshtë pretendimet e prokurorisë mbi shkaktarin e vdekjeve.

“Është me rëndësi të posaçme të theksohet edhe një fakt vendimtar në këtë çështje juridike sepse në të njëjtën ditë kur ka ndodhur vdekja e tre pacientëve në atë sallë kanë qenë të pranishëm edhe pesë praktikantë, mjekë të cilët kanë qenë të kyçur me angazhime të ndryshme…. që mund të dyshohet se mund të rezultojë me ndonjë keqpërdorim eventual të padëshiruar… dhe shkaktiiin e sëmundjes apo vdekjes së pacientit”, ka thënë Shala.

Rreth vdekjeve të dyshimta në fillim të muajit shtator, kishte reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Artikulli paraprakBig Mama në spital, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Artikulli i rradhës Produktet e kancerit që duhet t’i largoni menjëherë nga përdorimi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.