Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Big Mama duket se po i kushton rëndësi të madhe pamjes fizike, pasi sot i është nënshtruar operacionit të dytë plastik.
Para disa muajsh, ajo bëri një ndërhyrje për zvogëlimin e stomakut, gjë që solli transformimin që i çuditi të gjithë.
Pesha e saj ndryshoi, ndërsa këtë herë Big Mama do heqë dorë përfundimisht nga syzet. Nga disa postime në Instagram ku gjendet në spital, ka shkruajtur: “Kësaj rradhe ndodhem në spital. Pas kontrollit që kisha menjëherë vendosa që të operohem. Korrigjimi i dioptrisë me laser është shpëtim për mua. Shihemi pas operacionit… pa syze e pa thjerza. P.s besoj operacioni i fundit do jetë për këtë vit. Do i jap fund operacioneve.”
Ndërkohë ajo vazhdon me emisionin e saj ‘1 kafe me Mamën’ që duket se ndikoi në ndryshimin drastik të paraqitjes së këngëtares.



