Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarm në SHBA: Shumë të rinj po humbin jetën nga mbidoza me opioide dhe substanca të kombinuara

Jetë 25/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Boston University School of Public Health dhe Mass General Brigham for Children ka zbuluar se mbidozat fatale nga opioidet tek të rinjtë shpesh nuk lidhen vetëm me opioidet, por edhe me përdorimin e disa substancave njëkohësisht.

Hulumtimi, i publikuar në revistën Pediatrics, analizon të dhënat e viteve 2020–2023 dhe tregon se gati gjysma e mbi 23 mijë vdekjeve nga mbidoza tek të rinjtë 15–24 vjeç përfshinin përdorimin e opioideve së bashku me droga të tjera, kryesisht stimulues si kokaina dhe metamfetamina.

Pjesëmarrja e substancave të kombinuara rritej me moshën: nga 25% e vdekjeve tek 15-vjeçarët, deri në 58% tek 24-vjeçarët, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit theksojnë se fentanyli dhe opioidët sintetikë ishin të përfshirë në mbi 93% të rasteve.

Rritja e qasjes në drogë, fuqia gjithnjë e më e madhe e substancave dhe problemet e shëndetit mendor pas pandemisë COVID-19 po shihen si faktorë kryesorë.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo përbën “valën e katërt” të krizës së opioideve në SHBA dhe kërkojnë ndërhyrje të hershme, trajtim të përshtatur për të rinjtë dhe më shumë mbështetje për programe që ofrojnë medikamente shpëtuese si Narcan.

Artikulli paraprakShBA: Misisipi shpall emergjencë shëndetësore pas rritjes alarmante të vdekjeve të foshnjave
Artikulli i rradhës Temperaturat deri në 30°C, moti për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.