Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmant numri i vrasjeve për një vit në Kosovë

Lajme 19/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dukuria e vrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje. Vetëm gjatë javës së kaluar kanë ndodhur dy vrasje. Njëri në qytetin e Pejës, kurse tjetri në Prishtinë.

Në rastin e parë viktima është goditur me sëpatë në oborrin e tij, gjersa të shtunën një i ri i moshës 16-vjeçar u gjend i vdekur, ku i cili kishte marrë katër plumba në trup.

Derisa në vitin 2015 policia regjistroi 25 vrasje e në vitin e kaluar 26, ndërsa vetëm në periudhën janar-prill të këtij viti, sipas forcave të rendit, kanë ndodhur 13 vrasje.

Vrasje pati edhe gjatë muajit korrik, ku dy vëllezër u vranë teksa po prisnin dru në pyll në fshatin Kryshevc të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, thotë se përveç përpjekjeve aktive në hetimin dhe zbulimin e rasteve të tilla shqetësuese të vrasjeve, Policia pothuajse çdo vit identifikon dhe konfiskon rreth 1200 deri 1500 armë ilegale të kalibrave të ndryshëm dhe municione të cilat paraqesin rrezik potencial kur ndodhën në duar të pasigurta.

Vetëm në këtë periudhë të këtij viti, pra nga janari deri më tani Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 800 armë dhe mjete tjera të rrezikshme që mund të cenojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Megjithatë, eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, mendon se nga aspekti operacional Policia e Kosovës çalon nga stafi i i saj dhe kërkon që të rritet numrit i atyre policëve që veprojnë në bashkësi lokale, pasi vetëm në këtë mënyrë do të vinte deri te një siguri më e madhe për qytetarët e vendit.

Ndërsa, sociologu Bekim Selishta, në lidhje me shtimin e numrit të vrasjeve tha se janë si pasojë e gjendjes së rëndë socio-ekonomike e cila është e shprehur që nga periudha e pasluftës dhe njëkohësisht bëri thirrje të ketë përfshirje më të madhe të sociologëve nëpër shkolla.

Kujtojmë se trendi i vrasjeve që nga periudha e përfundimit të luftës ka filluar të rritet nga viti në vit.

Artikulli paraprakU dha dy fëmijëve për të ngrënë, por i vrau me një gabim që e bëjmë të gjithë çdo ditë
Artikulli i rradhës Një vjehërr si e Marina Vjollcës, ja fjalët emocionuese që ia dedikon rejës

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.