Infektimi me antraks i 4 banorëve në Përmet dhe Gjirokastër si dhe një tjetër i dyshuar në Elbasan ka alarmuar autoritetet shëndetësore.
Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e tyre në terren me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës.
“Janë katër raste të shtuar në spital, 3 nga Përmeti dhe 1 nga Gjirokastra, të cilat janë klinikisht me antraks, por nuk janë vërtetuar ende në mënyrë laboratorike”, shprehet Silva Bino.