Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmon profesoresha e mjekësisë: Studentët po i kalojnë provimet me teste e haber nuk kanë

Lajme 26/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Profesoresha e Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Prof. Dr. Hatixhe Latifi-Pupovci, ka alarmuar për gjendjen në institucionin ku punon.

Latifi-Pupovci ka deklaruar se mënyra e vlerësimit me teste siç po ndodh aktualisht, është mënyra më e papranueshme e vlerësimit në mjekësi. Sipas saj, këtë metodë të vlerësimit po e aplikojnë ata të cilët shohin më shumë përfitimet e veta “akademike” e materiale, sesa që mendojnë për përgjegjësinë që e kanë ndaj studentëve, transmeton Gazeta Shneta.

“Unë nuk shqetësohem se studentët në provim ‘ikin’ nga unë (programi kompjuterik ju ka mundësuar) sepse i pyes nga një orë për të parë se sa dhe si vërtetë kanë mësuar, se sa kanë aftesi t’i lidhin njohuritë, se sa kanë aftësi të lidhin njësitë mësimore sepse lënda e Fiziologjisë kërkon kuptimin e proceseve si një tërësi sikuse që është edhe organizmi etj etj”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë i Prof. Hatixhe Latifi-Pupovci:

Përfundoi edhe një afat i provimeve. Unë nuk kam fjali të përshkruaj shqetësimin tim për krejt çka po ndodhë me studimet e mjekësisë, se çfarë do të ndodhë me shëndetin e kësaj popullate.

Unë nuk kam se si të mos e shprehë shqëtesimin në publik se çfarë po ndodhë përkundër asaj se nuk më obligon asnjë post përveç të qenit profesor i një lënde të madhe në këtë Fakultet.

Unë nuk mund të mos e them në publik se mënyra e të vlerësuarit me teste është mënyra më e papranueshme e vlerësimit në mjekësi.

Unë nuk mund të mos e them se kjo është mënyra që e apolikojnë ata të cilët shohin më shumë përfitimet e veta “akademike” e materiale se sa që mendojnë se çfarë përgjegjësie kanë mbi supe.

Unë nuk mund të mos e them në publik (meqë tjetër kund nuk më jepet hapësire që ta them e të ndikoj) se në provimin e Fiziologjisë vijnë studente që nuk kanë haber për lëndet paraprake përkunder faktit se provimet nga ato lëndë i kanë kaluar (me teste).

Unë nuk mund të mos e them se është e tmerrshme se të gjitha këto lënde jepen me teste, se në ato lëndë mund të qëllojë që provimi të jepet te profesori, specialist klinik i fushës e studenti të mos e dijë as atë fushë të lëndës.

Unë nuk mund të mos e them se faji këtu nuk është vetëm i studentit që e mëson librin e jo lëndën por i profesorëve, asistenteve e e i gjithë sistemit arsimor në Fakultetin e Mjekësisë.

Unë nuk shqetësohem se studentët në provim “ikin” nga unë (programi ompjterik ju ka mundësuar) sepse i pyes nga një orë për të parë se sa dhe si vërtetë kanë mësuar, se sa kanë aftesi t’i lidhin njohuritë, se sa kanë aftësi të lidhin njësitë mësimore sepse lënda e Fiziologjisë kërkon kuptimin e proceseve si një tërësi sikuse që është edhe organizmi etj etj.

Unë nuk mund të mos e them se tek unë nuk do kalojnë ata që nuk e mësojnë funksionimin e mirëfilltë të organizmit sepse Fiziologjia është lëndë bazë për të gjitha lëndët tjera sic është Biologjia, Biofizika, Biokimia, Anatomia e Histologjia lëndë bazë për mësimin e Fiziologjisë

Unë nuk mund të mos e them se tek unë nuk do të kalojnë studentët që nuk i kanë bazat (bazat) e të gjitha lëndëve që i përmenda më lartë, sepse pa ato nuk ka shansë të kenë mësuar Fiziogjinë.

Unë nuk dua që me duart e mia të mbys fëmiun tim dhe tuajin.

Reflektoni profesore e asistente

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: Të enjten kanë lindur 10 fëmijë në repartin e Gjinekologjisë
Artikulli i rradhës Policia arreston sërish Burdushin, dyshohet se shantazhoi një pacient

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.