Në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 10 fëmijë.
Për lindjen e tyre mjekët kanë kryer 3 operacione cezariane, ndërsa 7 nëna kanë kryer lindje normale. Kanë lindur 10 foshnje dhe sa i përket gjinisë 2 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 8 të gjinisë mashkullore.
271 pacientë janë trajtuar si raste emergjente ndërsa 28 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 193 pacientë që në total kanë bërë 2,729 analiza. 8 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Shneta/