Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmon radiologu: Në QKUK gabimet janë të mundshme për shkak të aparaturave të vjetra

Lajme 11/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Radiologu i QKUK-së Dr. Lavdim Ymeri ka alarmuar për gjendjen e vështirë të punës së tyre me aparatura të vjetëruara. Ai thotë se me ekzaminimet me këto aparatura shpesh dështojnë, e madje edhe mund të ketë gabime dhe faji t’iu mbetet mjekëve

Për shkak të aparaturave të stërvjetruara ndodh që pacientët në Klinikën e Radiologjisë, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), t’i nënshtrohen dy herë një ekzaminimi. Gjithë kjo për shkak se rezultatet e ekzaminimin fillestar mund të jenë me gabime.

Lavdim Ymeri, specialist i radiologjisë në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, ka thënë për “Zërin” se për shkak të aparaturës së vjetër disa herë edhe kanë pasur probleme teknike. Sipas tij, për shkak të numrit të madh të pacientëve dhe të vjetërsisë së aparaturave edhe gabimet në ekzaminime janë të mundshme.

“Numri është shumë i madh i pacientëve dhe duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e aparaturës normalisht edhe disa probleme teknike i kemi, të mos themi çdo ditë ose çdo javë. Është problemi të nxjerrim diçka më kualitative ne si Qendër Klinike Universitare, si kabinet i rëntgenit. Shpesh ndoshta edhe dështon ndonjë rast, kështu që faji mbetet pak te ne e pak te aparatura. Vështirësi ka normale, kjo është e pashmangshme dhe kur e sheh këtë vëllim. Këtu gabimi është më se i mundshëm”, ka thënë ai.

Derisa ka folur për numrin e madh të pacientëve që bëjnë ekzaminime në këtë klinikë, Ymeri ka thënë se vetëm më datën 8 prill të këtij viti për më pak se 6 orë në këtë klinikë janë bërë 52 ekzaminime.

“Vetëm më 8 prill 2019, prej orës 07:30 e deri në orën 13:00 për leximin e rëntgenëve kemi pasur 52 pacientë me ekzaminime radiologjike, duke i përfshirë ato të klinikave, të ambulancave dhe të rasteve emergjente, të cilat edhe janë përshkruar se kanë pasur me nga dy-tri ose katër ekzaminime, ose edhe më shumë. Pra 52 veta që janë të evidentuar me nga disa ekzaminime, p.sh. Klinika e Endokrinologjisë i ka me 3-4 ekzaminime, duke përfshirë toraks, ekstremitete të sipërme, të poshtme, shtylla kurrizore”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakNëna në Kamenicë lind fëmijën në pazar, kryetari i komunës tregon gjendjen
Artikulli i rradhës Nëse shoqen e viziton për ta paragjykuar për shtëpinë e bërë rrëmujë, ky shkrim shkon për ty

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.