Dje në orët e pasdites në tregun e qytetit të Kamenicës ka ndodhur një rast urgjent me një lindje jo edhe shumë të zakonshme. Një nënë ka lindur fëmijën e saj në pazar.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook, shkruan GazetaShneta.
Kastrati ka treguar se nëna në fjalë ka qenë duke qëndruar në rrugë për disa ditë.
“U njoftuam që nëna dhe fëmija janë në rrugë tash e ca ditë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëminë dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla”, shkruan ndër tjera në këtë postim.
Ky rast ishte lajmëruar nga një qytetar I rastit dhe në mënyrë urgjente është trajtuar nga ekipi mjekësor.
Postimi ka marrë reagime të shumta ku shumë nga komentuesit kanë lavdëruar këtë veprim, por ka edhe qytetarë tjerë që po kritikojnë mungesën e një reparti gjinekologie në spitalin e Kamenicës. /GazetaShneta/
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/846761895661550?__xts__[0]=68.ARCpdUxmSU3Z22XGAt_eZ7654MdfNSacRqgyBfc_99JBcgy67yfZ7fVqO0sVy1V-Yp5Qa8amOvx1IsVejdY7m-3FDNFEIqp7tAKA7ULnScqObWZ4cL7ZbKI_IG2k26iY6uDNTTPVlRcS0QHFuIzBwwFOFj3vWjXi17UR-mvkNXGpxZ2b3NgFFe84UYFuyftS1O5CkCSWVBcNElaaJIP3Q6pRzfrfKFhbhTimRfDJYpSoF3VOdBxPfiT5ZixxKGWq6v7WrvBVTOUocRkrajYIGkyzeNsO2yxRq3EhkPg64Y42Wbpf8KxqyYU4tc36c8FYoT4Kpfqfqb-xRjGmooOgan4&__tn__=-R