Këngëtarja Miriam Cani së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë dhe tashmë ajo ka hyrë në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Këngëtarja ka treguar në muajin qershor se ishte shtatzënë por nuk ka dhënë detaje rreth gjinisë së bebit.
Së fundmi bashkëshorti i saj Alban Skënderaj, ka postuar një foto ku Miriamit i duket barku i rrumbullakosur. “3 arsye per te jetuar”, shkruan Albani në foton e ëmbël, ku shihet këngëtarja e veshur me të bardha.
Ndërkohë vajza Ameli ka vendosur kokën pranë barkut të së ëmës duke e bërë këtë foto edhe më emocionuese. Çifti s’ka treguar ende se kur do të vijë në jetë fëmija i dytë, dhe fansat mezi po presin ta mësojnë së bashku me gjininë e bebit.