Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është votuar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës.
Pro Qeverisë Kurti 3 ishin 66 deputetë, kundër ishin 49 deputetë, ndërsa abstenime nuk ka pasur.
Pas kësaj ministrat zurën vendet, e pas himnit, Kurti bëri betimin si kryeministër.
Më poshtë është kabineti i ri qeverisës i Kurtit:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministri i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka
Ministër i Financave – Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku
Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
Ndryshe, institucionet e reja, legjislatura e re e Kuvendit, dhe, qeveria e re, u formuan nga rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.




