Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Almeda flet për mundimet e shtatzënisë: Po bëhet e padurueshme

Jetë 30/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi e cila prej vitesh jeton në Stamboll, së shpejti do të bëhet nënë. Karrierën e saj ajo e nisi si modele në Shqipëri, duke fituar edhe titullin “Miss Shqipëria 2008”.

Me kalimin e viteve, Almeda iu fut edhe rrugës së aktrimit, duke fituar një rol në një prej serialeve turke më të ndjekur në mbarë botën, “Sulltan – Sulejmani i Madhërishëm”.

Ajo është e martuar prej gati dy vitesh me aktorin më të njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Në një intervistë për Telegrafin, e pyetur për muajt e fundit të shtatzënisë, ajo është shprehur:

“Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur në të njëjtën kohë, është hera e parë që po përjetoj një ndjenjë kaq të veçantë në jetën time dhe po mundohem ta shijoj në maksimum duke mos u shqetësuar për asgjë tjetër, sidomos kilogramët e tepërt (qesh). Unë dhe Tolgahan jemi shumë entuziastë. Pritja po bëhet akoma më e padurueshme sado që afrohet momenti.”

Sa i përket jetës bashkëshortore Almeda pohoi:

“Çdo gjë në rregull, sigurisht tani po përjetojmë të dy diçka të re dhe të pakrahasueshme me ç’kemi jetuar deri më sot, përpara dhe pas lidhjes tonë prandaj siç e thashë po mundohemi të dy ta shijojmë në maksimum, biles Tolga ka anuluar dhe shtyrë disa projekte të reja vetëm që të kalojmë bashkë këto kohë.”

Lidhur me këngën më të fundit të saj “Alabama”, në bashkëpunim me Burak Yeter u shpreh kështu:

“Ishte një emocion shumë i madh për mua sepse kënga ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri dhe kisha punuar shumë për këtë solo, kisha në plan dhe oferta për shumë koncerte, por për shkak të shtatzënisë së “papritur” mu desh t’i shmangesha të gjitha projekteve dhe ofertave, ashtu si dhe PR për këngën nuk kam pas mundësi t’ia bëj ashtu siç duhet apo siç kishim planifikuar me ekipin, prandaj nuk mund të them se bëra një “boom” sepse nuk “i shkova mbrapa” si i thonë…por gjithsesi kjo që po jetoj tani (shtatzënia) i shkeli me këmbë të gjitha emocionet e bukura që kisha përjetuar më parë, kjo është më e veçanta.”

Artikulli paraprakTre faktorët e fshehur që mund t’ju lënë pa fëmijë
Artikulli i rradhës Foto nga festa madhështore te ahengu i Zajminës për ditëlindjen e vajzës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.