Almeda dhe Tolgahani aktualisht janë shumë të lumtur në pritje të fëmijës së tyre të parë i cili do të vijë në jetë pas dy muajsh.
Gjatë kësaj kohe Almeda ka qenë aktive në rrjete sociale duke postuar foto me barkun e rrumbullakosur e duke komunikuar me fansat.
Ditën e sotme një prej tyre e ka pyetur Almedën se si e mori vesh që ishte shtatzënë dhe si ja tregoi bashkëshortit.

“Në fakt ne e mësuam bashkë sepse kohët e fundit unë nuk ndihesha mirë, kisha dhimbje të forta koke dhe shkova të vizitohesha për të parë nëse është migrenë ose diçka por jo ishte djali im. Prandaj ishte një shokim i madh dhe në të njëjtën kohë lot gëzimi”, tregon Almeda.
Ndryshe, kjo është shtatzënia e parë e Almedës dhe duket se aj po e shijon në maksimum.



