Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ana negative e qëndrimit të fëmijës përballë televizorit

Jetë 05/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të gjithë prindërit janë pak fajtorë që vendosin fëmijët përpara ekranit të televizorit, në mënyrë që ata të përfundojnë ndonjë punë, per shembull të gatuajnë darkën apo të kryejnë një telefonatë.

Kalimi i një kohe të gjatë përballë televizorit është i lidhur me rritjen e rrezikut të obezitetit, por sipas një studimi të fundit të Universitetit të Nju Jorkut, ka një tjetër arsye përse prindërit duhet të kufizojnë kohën e televizorit.

Gjetjet e fundit kanë zbuluar se sa më shumë televizor të shikonin fëmijët, aq më pak të gatshëm ishin për të shkuar në kopsht. Studiuesit thonë se ka një lidhje mes kohës së gjatë të kaluar përpara televizorit dhe një performace të dobët në kopsht, veçanërisht tek fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.

Studimi përforcon rekomandimin e Akademisë Amerikane të Pediatrisë që fëmijët e moshave 2-5 vjeç të shikojnë televizor vetëm 1 orë në ditë.

Por koha e gjatë përballë ekranit mund të ketë implikime reale në zhvillimin e fëmijëve. Studiuesit analizuan 807 fëmijë në kopshte me prejardhje të ndryshme. Prindërit e fëmijëve treguan të ardhurat familjare dhe sa orë fëmijët e tyre shikonin televizor çdo ditë. Videolojërat, tabletët dhe celularët nuk ishin pjesë e studimit.

Pastaj shkencëtarët vlerësuan shkathtësitë themelore të fëmijëve në matematikë, në shkronja, aftësinë e të shprehurit, aftësitë socio-emocionale etj.

Kur fëmijët shikonin më shumë se dy orë televizor, gatishmëria e tyre për të mësuar ishte ndikuar negativisht. Kjo gjë ishte më e theksuar tek familjet me të ardhura të ulëta.

Ndërsa tek fëmijët që vinin nga familje me të ardhura shumë të mira, nuk kishte lidhje midis orarëve përpara televizorit dhe performancës në kopsht. Studiuesit thonë se fëmijët nga familjet me të ardhura të larta mund të shikojnë më shumë përmbajtje arsimore dhe se prindërit mund të jenë në gjendje të shikojnë më shumë programe me fëmijët e tyre, gjë që është gjetur se nxit të mësuarit.

Një tjetër gjetje interesante e studimit është se shikimi i TV ndikonte negativisht në aftësitë matematikore, por nuk kishte lidhje me aftësitë gjuhësore./pernenat

Artikulli paraprakSi të ndaloni fëmijën të mos fusë gjithçka në gojë
Artikulli i rradhës Ushqimet që përshpejtojnë lindjen

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.