Shoqata e Anesteziologëve të Kosovës i ka reaguar Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, lidhur me kërkesën për performancën e anesteziologëve në QKUK. Nga kjo Shoqatë kanë thënë se performanca e tyre nuk mund të reduktohet vetëm në numra.
“Ne jemi shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor dhe performanca jonë nuk matet me numra”. Kjo është përgjigjja e Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës, kundrejt Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, shkruan Gazeta Shneta.
Bordi i SHSKUK-së në mbledhjen e djeshme kërkoi raport me shkrim për performancën e anesteziologëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtë raport e kërkoi vet kryesuesja Tetore Olloni.
Por nga ShAIK kanë deklaruar se me standardet bashkëkohore evropiane perfromanca profesionale nuk reduktohet vetëm në vëllim pune dhe se kjo nuk garanton cilësi të kujdesit për pacientin.
“Raporti i punës i SHSKUK-së evidenton se gjatë vitit 2025 të kaluar janë kryer mbi 21029 anestezione në QKUK, 131023 vizita specialistike 520 pacientë në Mjekim Intensiv Qendror-MIQ (po besojmë qe Bordi Drejtues e din cilat raste trajtohen ne MIQ), vellim ky I kryer vetëm me 44 anesteziologë. Sa për ilustrim ne vitin 2019 kan qene 17000 anestezione me 64 anesteziolog e tani mbi 21000 me vetem 44 anesteziolog”, thuhet në reagim.
Anesteziologët kanë thënë se e mirëpresin kërkesën për transparencë me shpresë që kjo kërkesë nuk është presion vetëm ndaj tyre.
“Ne e mbështesim kërkesën për transparencë dhe raportim institucional, me shprese qe e njëjta të kerkohet për të gjitha klinikat e QKUK, sepse kërkesa për performance vecmas për anesteziologët ështe kuptuar më teper si presion dhe demotivim nga kolegët tanë, të cilët me se paku kanë pritur falënderim nga Bordi Drejtues dhe menaxhmenti I ShSKUK për punën vetëmohuese dhe përkushtimin e treguar sidomos gjatë 5 viteve te fundit. Kërkojmë që çdo raport mbi performancën të jetë i ndërtuar mbi indikatorë objektivë, klinikë dhe profesionalë, jo vetëm statistikë sasiore”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/




