Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anesteziologia Myziene Kryeziu tregon arsyet pse e la punën në QKUK

Lajme 27/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.

Kjo qendër ka mbi dyfish më pak anesteziologë se do të duhej të kishte, përkatësisht 48 – ndërsa, bazuar në nevojat dhe kërkesat, do të duhej të kishte 120. Arsye për këtë gjendje është largimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor nga ky institucion publik i shëndetësisë.

Myziene Kryeziu, anesteziologe, është prej atyre që kanë marrë një vendim të tillë këtë vit. Pas më shumë se 15 vjetësh punë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, Kryeziu është larguar këtë muaj, për të nisur punë në një klinikë private në Prishtinë.

“Nuk kam ikur për shkak të rrogës”, thotë ajo. “Aq jam lodhur e dërmuar, saqë nuk mundem më… Llogarite të kujdestarosh çdo të tretën ditë, 24 orë në punë”, thotë Kryeziu.

Në kushte normale, një anesteziolog do të kujdestaronte, mesatarisht, një herë në tetë ditë.

Kryeziu e përshkruan gjendjen në QKUK si “krizë”. “Normalisht që është krizë kur për 700 operacione [në muaj] punojnë 48 anesteziologë”, thotë ajo.

“Jemi ankuar dhe kemi diskutuar në çdo mbledhje, por askush nuk është marrë me ne… Shteti nuk është lodhur me ne për asgjë, për asnjë stimulim”, thotë Kryeziu.

Paga bruto, apo e pataksuar, e një mjeku në Kosovë është 630 euro. Dhjetë anesteziologë kanë ikur nga QKUK-ja këtë vit

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova – vend me 1.7 milion banorë – në periudhën 2018-2021.

Pleurat Sejdiu, kryetar i kësaj ode, thotë për Radion Evropa e Lirë se, deri më tash këtë vit, nga QKUK-ja dhe spitalet rajonale publike kanë dalë mbi 60 mjekë. Sipas tij, në nëntë muajt e parë të këtij viti, nga QKUK-ja janë larguar 10 anesteziologë.

Të larguarit, thotë ai, ankohen kryesisht për kushtet e punës, përfshirë pagat.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Gazmend Spahija, thotë se mungesa e anesteziologëve e ka vështirësuar tej mase koordinimin me sallat e operacioneve.

“Jemi duke punuar me rastet urgjente, në mënyrë që pacientët të mos vuajnë… Këtë situatë e kemi lajmëruar shumë herët edhe në Ministri [të Shëndetësisë], edhe në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, por, fatkeqësisht, nuk ka anesteziologë që presin dhe që janë pa punë”, thotë Spahija.

Dyzet e tetë anesteziologët në QKUK janë të angazhuar për kryerjen e operacioneve në mbi 30 salla të operacioneve, në qendrat intensive dhe në emergjencën e QKUK-së.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në mes të këtij muaji se, në mungesë të anesteziologëve, ndodh që pacientët të presin me muaj apo vite për operacion.

Artikulli paraprakKa ndërruar jetë infermieri nga QKMF e Istogut, OIK shpreh ngushëllime
Artikulli i rradhës Gjashtë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.