Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Fatmir Alidemaj, infermier në QKMF në Istog.
“Vdekja e parakohshme e Alidemajt, na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror. Andaj, ai do të kujtohet si një punëtor i zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm”, njofton kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemaj.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve me rastin e vdekjes së Fatmir Alidemaj, infermier në QKMF në Istog.
Vdekja e parakohshme e Alidemajt,
na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror.
Andaj, ai do të kujtohet si një punëtor i zellshëm, dhe humanist me vyrtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.
Sinqerisht,
Naser Rrustemaj
Kryetar i OIK-ut