Anëtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës nuk do të marrin mëditje për tremujorin e tretë të këtij viti. Këto para në vlerë pesë mijë euro do të ndahen për Shqipërinë.
Vendimi për ndarjen e mëditjeve në vlerë 5 mijë euro të anëtarëve të OMK-së është marr nga Këshilli Drejtues, shkruan Gazeta Shneta.
“Ndahen mjetet financiare të dedikuara për kompensimin e mëditjeve e anëtarëve të organeve të OMK-së që janë alokuar për tremujorin e tretë të vitit buxhetor 2019 në shumë prej 5,000.00 euro”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryetari Dr. Pleurat Sejdiu.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme OMK ka organizuar edhe një aksion për dhurimin e gjakut për të lënduarit nga tërmeti. /Gazeta Shneta/