Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anëtarit të Bordit për Specializime nuk i pëlqen të kritikohet Kurti nga epidemiologu shqiptar

Lajme 06/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anëtari i Bordit për Specializime në Ministrinë e Shëndetësisë, Driton Vela, nuk po i pëlqen të kritikohet kryeministri Albin Kurti nga një epidemiolog shqiptar.

Vela dikur e quante “epidemiolog me kompetenca” epidemiologun shqiptar Taulant Muka, por pas një kritike që ky i fundit ia bëri kryeministrit Kurti, tani Vela ka ndërruar qëndrim duke i thënë “megaloman” dhe “i pa rëndësishëm”, transmeton Gazeta Shneta.

Muka bëri një reagim pasi Kurti publikoi një shkrim me 8 pyetje dhe përgjigje për masat e reja kundër pandemisë Covid-19.

Muka shkroi se nga ky shkrim ka kuptuar se kryeministri i Kosovës nuk ka këshilltar të mirë informuar rreth zhvillimeve të fundit për Covid-19. Epidemiologu shqiptar e kontestoi atë që shkroi Kurti rreth një aeroplani me udhëtar në Afrikën e Jugut, një numër i të cilëve rezultuan pozitiv, si dhe tha se Kosova renditet një nga pesë vendet me vdekshmërinë më të lartë në Evropë për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Por këto kritika ndaj Kurtit nuk i pëlqeu anëtari i Bordit për Specializime dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e VV-së Driton Vela.

Dikur Vela e lavdëronte Mukën si një epidemiolog “i cili i ka të gjitha kompetencat për të ndihmuar”, por tani ka ndryshuar qëndrim duke i thënë “megaloman” dhe “i pa rëndësishëm”.

“Kjo kritikë jo vetëm që është e pasinqertë, por është shkruar në stilin e një megalomani të papërmirësueshëm i cili fare nuk përdor referenca të besueshme për pretendimet e tij. I njëjti shkencatar i jashtëzakonshëm (?) ka kundërshtuar maskat si mjet për parandalimin e përhapjes të infeksionit me SARS-Cov-2 dhe i njëjti në diskutime me mua ka përdorur postime të faqeve të studentëve si argumente shkencore për t’i arsyetuar pretendimet e tij. Kaq sa për shkencën e këtij shkencëtari”, ka shkruar Vela.

“Në fund të këshilloj të mos emocionohesh së tepërmi, je i parëndësishëm në kontekst global”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Më pas ka reaguar edhe Muka duke e ftuar Velën të përdor argumente përtej ngjyrimeve politike.

“Dikur isha epidemiolog me te gjitha kompetencat, por Shqiperia me injoronte. Kur une bej nje kritike dashamirese dhe aspak keqdashese ndaj nje postimi te KM te Kosoves, jam megaloman, i parendesishem, i pasinqerte etj, etj. Dritan, te ftoj te qendrojme te argumentat, nese ke! E verteta te dhemb ndonjehere, por eshte detyre e shkences te kritikoje dhe jape nje panorame pertej ngjyrimeve politike”, ka shkruar Muka. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCDC ka lëshuar përditësimet e fundit për njerëzit e vaksinuar, të infektuar me variantin Omicron
Artikulli i rradhës SHSKUK: Në trajtim 13 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 23 post-Covid

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.