Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka realizuar gjithsej 35.510 vizita dhe shërbime ambulatore gjatë muajit maj, sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion shëndetësor.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.429 ekzaminime me tomografi të kompjuterizuar (CT), 3.801 shërbime në Ro-Kabinet dhe 2.827 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.
Po ashtu, 2.979 pacientë kanë marrë shërbime laboratorike, ndërsa në repartin e Hemodializës janë realizuar 1.102 dializa.
Të dhënat tregojnë se gjatë muajit maj janë kryer edhe 36 ekzaminime EMNG, 29 spirometri, 17 ergometri, 36 EEG, 75 eko të zemrës, 15 gastroskopi dhe 9 kolonoskopi.


