Komiteti për Vaksinim dhe Imunizim në Angli, ka arritur në përfundimin se duke qenë që një “numër shumë i vogël fëmijësh, përjetojnë sëmundje të rënda dhe shtrime në spital” me një infeksion SARS-CoV-2, ata do të përfitonin nga marrja e një vaksine COVID-19.
Si rezultat, shërbimet shëndetësore në Angli së shpejti do të ofrojnë vaksina me doza të ulëta për COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Fëmijët, prindërit e të cilëve vendosin t’i imunizojnë kundër SARS-CoV-2, do të marrin dy doza 10 mikrogramësh të vaksinës Pfizer/BioNTech në një interval prej të paktën 12 javësh.
“Shërbimet Kombëtare Shëndetësore, do të përgatiten për të gjithë fëmijët gjatë muajit prill, kështu që prindërit, nëse dëshirojnë – mund të pranojnë ofertën për të rritur mbrojtjen kundër valëve të ardhshme të mundshme të COVID-19 ndërsa mësojmë të jetojmë me këtë virus”, ka thënë Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid. /Gazeta Shneta/