Disa studime sugjerojnë se pamjaftueshmëria e vitaminës D ka lidhje me rezultatet më të rënda të COVID-19.
Një studim i ri që merr në konsideratë nivelet e vitaminës D, para infeksionit konfirmon lidhjen e me gjendjen e përkeqësuar me koronavirus, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, studiuesit thonë se gjetjet e tyre nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se trajtimi me vitaminë D do të ndikojë në rezultatet e COVID-19, megjithëse ata sugjerojnë se mbajtja e niveleve normale e kësaj vitamine është rrugë e zgjuar.
Të kesh nivele të mjaftueshme të vitaminës D është e rëndësishme për promovimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, kanë lidhje me diabetin, sëmundjet autoimune, kardiovaskulare dhe infektive. Midis tyre është edhe COVID-19.
Studiuesit në Universitetin Bar Ilan dhe Qendrën Mjekësore Galilee në Izrael, kanë publikuar një studim që shqyrton lidhjet midis niveleve të vitaminës D dhe ashpërsisë së COVID-19 për 253 persona të shtruar në spital me COVID-19.
Gjatë këtij rrugëtimit, ata gjetën të dhëna që tregojnë nivelet e tyre të vitaminës D përpara se të merrnin një infeksion SARS-CoV-2 dhe të përfundonin në spital. Nga kjo u tha se individët me nivele të pamjaftueshme të vitaminës D kishin 14 herë më shumë gjasa për të zhvilluar COVID-19 të rëndë sesa ata me nivele të larta të vitaminës D.
Ky studimi i ri shfaqet në revistën PLOS ONE. /Gazeta Shneta/