Shëbimi Mjekësor Kombëtar (NHS), është duke anuluar të gjitha operacionet rutinë për të paktën tre muaj për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të koronavirusit.
Përfaqësuesit e shëndetit publik, po planifikojnë të dërgojnë sa më shumë pacientë në shtëpi për të liruar stafin dhe shtretërit, si dhe për të minimizuar përhapjen e sëmundjes shkruan Mirror.co.uk.
Poashtu, u tha se operacionet jo-urgjente do të anulohen nga 15 prilli përcjell Gazeta Shneta.
Masat kanë për qëllim të lirojnë një të tretën e 100,000 shtretërve spitalorë në Angli.
Sipas tyre është kërkuar gjithashtu të inkuadrohen spitalet private me stafin e tyre për t’u marrë me pacientët me koronavirus dhe të mundësohet që operacionet urgjente të shkojnë përpara.
Këto masa priten të sigurojnë rreth 10,000 shtretër shtesë në dispozicion, mbi 30,000 shtretër total të krijuar, duke shtyrë operacione rutinore tutje.
Kështu Anglia, bën dhe një hap tjetër për të menaxhuar situatën e krijuar në vend. /Gazeta Shneta/