Një baba doktor në një spital në SHBA, ka marr një vendim pikëllues e të rëndë për tu izoluar nga familja e tij.
Poashtu sipas Mirror.co.uk kjo histori merr kahje tjetër kur babai, dëshiron ta mbrojë veçanërisht vajzën e tij të porsalindur transmeton Gazeta Shneta.
Një doktor që është në vijën e frontit për të luftuar karshi virusit të fundit, nuk do të ishte në gjendje ta mbajë në duar vajzën e porsalindur u shpreh ai.
Në anën tjetër në lidhje me këtë gjendje, ka folur dhe gruaja e tij duke cekur se:
“Më dhemb të mendoj se sa javë do të kalojnë nga dita kur ai nuk do të mbajë foshnjën tonë në krah ose të shoh fëmijët tanë më të rritur,” tha nëna e tre fëmijëve.
“Ky është një shembull i sakrificës që punëtorët e kujdesit shëndetësor po bëjnë për komunitetet tona.”
Vlen të theksohet se tani ka 4,585 raste të konfirmuara të koronavirusit në SHBA. /Gazeta Shneta/