Intervista për konkursin për pozitat e kryeinfermierëve ka shkaktuar pakënaqësi.
Kjo për faktin se aty po marrin pjesë edhe përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. Enlirat Duraku, i cili është përfaqësues i Sindikatës së Infermierëve, thotë se nuk janë ftuar për të marr pjesë në këtë intervistë, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i Durakut:
HIPOKRIZI INSTITUCIONALE apo NEGLIZHENCË NGA QKUK !?
Duan apo jo, Infermierët tashmë kanë një institucion legjitim të çertifikuar nga MPMS, të pranuar nga autoritetet vendore por edhe ndërkombëtare.
Sipas informacioneve nga burime brenda QKUK, sot, datë 15/01/2020, do mbahet intervista me kandidatët pë kryeinfermier të klinikave në konkursin e shpallur nga QKUK.
Përveç anëtarëve të komisionit vlerësues, në intervistë do jetë i pranishëm në cilësinë e monitoruesit edhe nje përfaqësues nga FSSHK.
Deri më sot, nuk jam në dijeni që Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka pranuar ftesë për pjesëmarrje pavarësishtë faktit që disa nga kandidatët për kryeinfermier te klinikave janë anëtar të saj.
Kjo tregon për hipokrizi institucionale, me apo pa dashje, tendencë për minimizim të rëndësisë që kemi si institucion legjitim, anim nga “ më i forti” kështu duke anashkuar Ligjin mbi Organizimet Sindikale.




