Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi i infermieres që ekzaminoi viktimat e Reçakut së bashku me Dr. Vezir Bajramin

Lajme 15/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierja Mevlide Zymberi ka rrëfyer për përvojën dhe emocionet e saj si dëshmitare e masakrës së Reçakut e cila ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999 ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptar nga forcat policore serbe.

Infermierja Zymberi tregon se në vendin ku ishte kryer masakra në Reçak, kishin shkuar së bashku me Dr. Vezir Bajramin dhe infermieren tjetër Vlora Asllani. Atë ditë kishin pasur gjithsej 70 persona të plagosur, shkruan Gazeta Shneta.

“Më 16 Janar bëmë verifikimin (ekzaminimin ) e 45 të masakruarve duke përshkruar plagët vdekjeprurëse të secilit të vrarë një nga një ne vendin e ngjarjes në Reçak nga ora 9 deri në ora 11”, ka shkruar Zymberi në rrëfimin e saj.

Rreth orës 11:00 kishte mbërritur edhe ambasadori i OSBE-së William Walker i cili i kishte kërkuar Dr. Bajramit që ta dërgonte tek trupat e pajetë në vendin ku ishte kryer masakra.

“Posa e ka parë Walkeri ngjarjen ka folur me mjekun, ju jeni mjek, i keni bërë ekzaminimin e kufomave ju e keni vlerësuar ngjarjen si masakër atëherë mua nuk më duhet asgjë tjetër veç këtë e shpalli ‘Masakër kundër njerëzimit’ ku aty për aty i kanë ngreh satelitët të gjitha agjencionet e huaja dhe e kanë dhënë lajmin tërë botës për çfarë kishin bërë serbët mbi popullatën e pafajshme në fshatin Reçak”, ka rrëfyer infermierja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnkesa për mënyrën e intervistës në konkursin për kryeinfermierë në QKUK
Artikulli i rradhës QKUK: 11 persona të prekur nga gripi me Infulencë A, një prej tyre në gjendje të rëndë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.