Shtatzania duket si gjithhçka e bukur. Por, gratë luftojnë shumë sëmundje gjatë shtatzanisë.
Lodhja – gratë shtatzëna kanë më shumë nevojë për pushim gjatë shtatzanisë sesa më parë. Ushtrimet relaksimi, banjat e ngrohta dhe shumë lëngje mund të funksionojnë për mrekulli, transmeton Gazeta Shneta.
Dhimbjet në këmbë – çdo grua shtatzënë përjeton dhimbje në këmbë, sidomos gjatë natës. Ushqimi i ekuilibruar dhe mbi të gjitha furnizuesit e kalciumit siç janë produktet e qumështit, arrat, fiku ose furnizuesit e peshkut dhe magnezit si bajame, drithërat, molla lehtësojnë ngërçet.
Kapsllëku – hormonet, hormonet, hormonet. Hormoni i shtatzanisë jo vetëm që nuk e mban mitrën por edhe zorrët. Drithërat, perimet, çajrat e xhenxhefilit mund të ndihmojnë.
Venat varikoze – hormonet hollojnë enët përfshirë edhe venat e këmbëve. Shmangni rrobat e ngushta, mos qëndroni shumë as në këmbë as ulur. Gjithashtu, arrat dhe gështenjat mund të ndihmojnë. /GazetaShneta/