Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ankesat për neglizhencën mjekësore në klinikën e Neonatologjisë: Dyshohet se fëmijës 4-muajsh i është dëmtuar truri

Lajme 23/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Emisioni `Udhëve` në RTK ka siguruar një mori ‘e-mailash’ dhe shkresash që konfirmojnë se një fëmije 4 muajsh iu përkeqësua shëndeti, si pasojë e neglizhencës mjekësore në Klinikën e Neonatologjisë. Dyshimet janë se fëmijës së familjes Pireva, nga Gjilani, i është dëmtuar truri.

Familja Pireva, është ankuar për trajtimin e fëmijës së tyre, L.P., në ‘Klinikën e Neonatologjisë’. Sipas ankesës, të siguruar nga emisioni hulumtues ‘Udhëve’ ka dyshime që fëmijës së tyre 4 muajsh i është dekortikuar truri. Kjo nënkupton dëmtim të trurit në pasoja afatgjate te fëmija. Edhe drejtoresha e ‘Neonatologjisë’, dr. Hajrije Ismajli, konfirmon ankesat. Ajo thotë se nuk kishte neglizhencë, mirëpo shqetësimet lidhen me gjendjen e rënduar të fëmijës që nga lindja.

Por, të kundërtën e saj e tregon një e-mail i kirurgut pediatrik, Baton Kelmendi, i cili në detaje flet për rastin e fëmijës L.P., që vet e kishte operuar, mirëpo kishte shprehur shumë pakënaqësi për mënyrën e menaxhimit të rastit në ‘Neonatologji’.

Doktor Kelmendi tërheq vërejtjen për neglizhencë dhe kërkon të merren masa, pasi për tetë ditë rresht nuk është realizuar konsulta e neurologut. Drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve, Ardian Shefkiu, thotë se ankesat e dr. Kelmendit duhet të shqyrtohen.

Situata është thelluar edhe më tej, kur drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, sipas një ankese të infermieres Ilirjana Sylejmani, ka kërkuar nga kjo e fundit që të deklarojë se doktor Kelmendi ka pasur sjellje jo të mirë gjatë një vizite në repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve. Infermierja nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe ndaj saj, sipas ankesave të paraqitura nga avokati Florim Shefqeti, kanë filluar ndëshkimet hakmarrëse.

Menaxhmenti i SHSKUK-së ka krijuar një komision që po heton gjithë ngjarjen, derisa edhe Inspektorati Shëndetësor, tashmë, ka filluar trajtimin e ankesave të prindërve./RTK/

Artikulli paraprakÇrregullimi i stresit post-traumatik në gratë shtatzëna mund të ndikojë në rrezikun e ADHD tek fëmijët më vonë në jetë
Artikulli i rradhës Nënshkruhet marrëveshja për avancimin e kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe cilësor në Kosovë

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.