Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënshkruhet marrëveshja për avancimin e kujdesit shëndetësor të qasshëm dhe cilësor në Kosovë

Lajme 23/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher nënshkruan Marrëveshje për Avancimin e Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor në Kosovë (AQH), Faza III. Kjo marrëveshje shënon një pikë të rëndësishme në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Zvicrës për të përmirësuar qasjen dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.

Ministri Vitia falënderoi Ambasadorin, z. Jürg Sprecher për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë në sistemin shëndetësor në Kosovë përmes projekteve “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor “(AQH) Faza I dhe Faza II, si dhe “Shërbimet e Integruara Shëndetësore” (IHS).

Gjithashtu, Ministri Vitia theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje për përmirësimin e shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, duke pasur parasysh se këto institucione janë porta e parë e pacientit drejt kujdesit shëndetësor.

“Ju siguroj se Ministria e Shëndetësisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar lejet dhe miratimet e nevojshme për të mundësuar një zbatim në kohë dhe efikas të këtij projekti dhe do të kontribuojë në krijimin e një konteksti të favorshëm për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor në Kosovë, me theks të veçantë në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSh)”, tha Vitia.

Ndërsa, Ambasadori Zviceran, z. Jürg Sprecher tha se marrëveshja e sotme është një dëshmi e vizionit të përbashkët për të ndërtuar një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm që është i gatshëm të përmbushë nevojat e sotme dhe të pranojë sfidat e të ardhmes, veçanërisht në lidhje me sëmundjet kronike.

Nënshkrimi i marrëveshjes së Fazës III-të të Projektit AQH nënvizon përkushtimin e të dy qeverive, kosovare dhe zvicerane, për zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Me një buxhet projekti prej 6,500,000.00 CHF, Faza III synon të mbështes më tej ofruesit dhe menaxherët shëndetësor, njohuritë mbi shëndetin të komunitetit dhe të promovojë kërkesën për kujdes cilësor tek qytetarët, veçanërisht popullata e cenueshme./EO/

Artikulli paraprakAnkesat për neglizhencën mjekësore në klinikën e Neonatologjisë: Dyshohet se fëmijës 4-muajsh i është dëmtuar truri
Artikulli i rradhës Zbulohet ilaçi që mund të parandalojë menopauzën: Shpresë për gratë me simptoma të vështira

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.