Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antidepresantët tek të rinjtë u përshkruan 64% më shumë pas pandemisë 2020

Jetë 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Normat e të rinjve që marrin ilaçe kundër depresionit kanë qenë në rritje prej kohësh, por një studim i ri sugjeron se përshkrimi i antidepresantëve tek adoleshentët dhe të rinjtë u rrit ndjeshëm në fillim të pandemisë – me 64% më shpejt pas marsit 2020.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Miçiganit dhe i botuar në “Pediatrics”, analizoi periudhën janar 2016 – dhjetor 2022, ku u vërejt se përshkrimi mujor i antidepresantëve u rrit me 66.3%. Para pandemisë, norma mujore po rritej me vetëm 17%, ndërsa pas marsit 2020, rritja ishte 63.5% më e shpejtë, raporton Health News transmeton Gazeta Shneta.

Kjo rritje u dominua nga adoleshentet femra, duke theksuar një krizë të shëndetit mendor që i prek veçanërisht vajzat. “Studime të shumta tregojnë se ankthi dhe depresioni tek vajzat adoleshente u rritën gjatë pandemisë,” deklaruan autorët.

Ndryshe, tek meshkujt 12–17 vjeç u vu re një ulje e lehtë në fillim të pandemisë, ndërsa tek ata 18–25 vjeç nuk kishte ndryshim. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjendja e tyre mendore ishte përmirësuar: tentativat për vetëvrasje dhe ndjenjat e trishtimit u shtuan, por kujdesi për këto simptoma u kërkua më rrallë.

Autorët nënvizojnë nevojën për ndërhyrje efektive për të mbështetur shëndetin mendor të të rinjve dhe për të zbutur pasojat negative në të ardhmen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Ushqimet e përpunuara mund të përshpejtojnë shenjat e hershme të Parkinsonit
Artikulli i rradhës Kur fillon foshnja të dëgjojë gjatë shtatëzanisë?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.