Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antivirali Molnupiravir, MSH thotë se po vlerësohen mundësitë e sigurimit të barnave të reja

Lajme 28/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se do të vlerësohet mundësia e përdorimit dhe sigurimit të barnave të reja për trajtimin e Covid-19.

Kompania amerikane e barnave “Merck and Ridgeback Biotherapeutics”, ka zhvilluar një ilaç antiviral për parandalimin e Covid-19 të cilin e ka quajtur ‘Molnupiravir’, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo kompani tanimë ka aplikuar në Agjencinë e Barnave – FDA, ku ka kërkuar miratim emergjent të përdorimit të gjerë. Bazuar në një analizë të përkohshme të të dhënave nga 775 pacientë me COVID-19 të butë deri në të moderuar, kompania Merck tha se bari uli rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me rreth 50%.

Shumë shtete në botë kanë filluar të rezervojnë sasi të këtij bari për t’u siguruar se do ta kenë në dispozicion nëse i njëjti do të miratohet për përdorim nga FDA dhe Agjencia Evropiane e Barnave – EMA.

Në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se do të vlerësohet përdorimi dhe sigurimi i barnave të reja për trajtimin e Covid-19, kur është pyetur nëse janë interesuar për Molnupiravir.

“Në bashkëpunim me profesionistët shëndetësor dhe organizatat partnere qëndron e përkushtuar në vlerësimin e përdorimit dhe kështu të sigurimit të barnave të reja të rekomanduara për trajtim kundër Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kjo ministri tutje ka deklaruar se është në proces të sigurimit të të gjitha barnave që dalin nga udhërrëfyesi klinik për trajtimin e Covid-19 të miratuar nga ministri i Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet e angazhuar në sigurimin e barnave që dalin nga udhërrëfyesi klinik për menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19, ku tashmë ka siguruar Remdesevir dhe është në pritje të kontraktimit të disa barnave të tjera të listës së këtij udhërrëfyesi”, kanë deklaruar nga MSH. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEkipet mobile do të vaksinojnë qytetarët sot dhe nesër në shtatë qytete të Kosovës
Artikulli i rradhës 56 pacientë të sëmurë me Covid, katër prej tyre në mjekimin intensiv

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.