Anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale.
Është anuluar konkursi për drejtor ekzekutiv në në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas vendimit, nuk janë përfshirë rregullat e njohës dhe mënyrës së dëshmisë për përvojën e punës në sektorin privat.
“Më saktësisht pika 7 e konkursit, përmbanë rregullat për njohjën dhe mënyrën e dëshmisë së përvojës së punës në institucione publike në OJQ dhe përvojës së punës jashtë shtetit por nuk përmbanë rregullat për përvojën e punës së fituar në sektorin apo subjektin privat, të fituar të territorit të Republikës së Kosovës ashtu sikurse përcaktohet/rregullohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin e aplikueshëm”, – thuhet në vendim.
Vendimi është publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.





