Komuna e Podujevës ka publikuar rezultatet rreth konkursit të hapur për drejtor të QKMF-së.
Bajram Bajgora është përzgjedhur kandidati fitues në konkursin e hapur më datë 01.07.2023 për pozitën e drejtorit në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, ai ka mbledhur gjithsej 98.4 pikë.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të komunës së Podujevës./Gazeta Shneta





