Është anuluar konkursi i hapur për infermierë në komunën e Vushtrrisë.
Më datën 02.06.2023 ishte hapur konkursi për infermierë në QKMF-në e komunës së Vushtrrisë, mirëpo ky konkurs tashmë është anuluar për shkak të parregullësive, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas vendimit thuhet se ky konkurs ka pasur shkelje duke filluar nga procedurat ku nuk janë lajmëruar të gjithë kandidatët, gjatë mbajtjes së testit me shkrim ka pasur komunikim në mes kandidatëve dhe komisionit si dhe ka pasur pyetje të cilat ishin jashtë pozitës për të cilën kanë aplikuar kandidatët.
Ky vendim është publikuar në faqen zyrtare të komunës së Vushtrrisë.





