Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aplikacioni AI-së që krijojnë imazhe “deepfake” nudo të fëmijëve, kërkohet të ndalohen në Angli

Lajme 28/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisionerja për fëmijët në Angli, Dame Rachel de Souza, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale (AI) që mundësojnë krijimin e imazheve seksuale të rreme të fëmijëve, të njohura si “deepfake”.

Kjo kërkesë vjen pas një raporti të ri që tregon se vajzat adoleshente janë gjithnjë e më të shqetësuara për postimin e fotove online për shkak të frikës se ato mund të manipulohen digjitalisht.

Edhe pse krijimi i imazheve eksplicite të fëmijëve është i paligjshëm, vetë aplikacionet që mundësojnë këtë veprim mbeten të ligjshme, një çështje që ka shqetësuar shumë aktivistë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.

Dame Rachel de Souza ka paralajmëruar se përdorimi i teknologjisë për krijimin e “deepfake” po nxit një kulturë të rrezikshme mizogjinie dhe abuzimi seksual.

Ajo ka kërkuar që qeveria të miratojë një ligj të ri për rregullimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, i cili do të njohë abuzimin seksual me deepfake si një formë dhune ndaj grave dhe vajzave.

Avokatët dhe ekspertët e sigurisë kanë nënvizuar vështirësitë që kanë forcat e rendit në luftën kundër shpërthimit të kësaj teknologjie. Ata pohojnë se numri i adoleshentëve të arrestuar për eksperimente me deepfake është në rritje, duke theksuar nevojën për masa më të forta mbrojtëse.

Aktivistët po kërkojnë që ndryshime të mëtejshme të bëhen në kuadër të Aktit për Sigurinë Online, ndërsa shqetësimet për ndikimin psikologjik që kjo teknologji mund të ketë tek të rinjtë po shtohen.

Një zëdhënës i qeverisë tha se krijimi dhe shpërndarja e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve të gjeneruara nga AI-ja është “e neveritshme dhe e paligjshme”, duke shtuar se janë futur dispozita të reja ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për të adresuar këtë çështje.

 

Artikulli paraprakVitia: Të votohet Albulena Haxhiu, pastaj mund të flitet për hapa tjerë
Artikulli i rradhës Vaji i kastorit për nxitjen e lindjes: A funksionon dhe a është i sigurt?

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.