Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aprovohet testi i ri për diagnostikimin e shpejtë të COVID-19

Jetë 26/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të një testi të tretë për COVID-19, në kohën e rritjes së kërkesave kudo në botë për diagnostikim më të shpejtë.

Fjala është për testin e “LumiraDx” me antigjen dhe për të agjencia, pavarësisht autorizimit, ka paralajmëruar se është për një përqindje të vogël më pak i besueshëm sesa ai i përdorur gjithandej, PCR.

Duke hyrë në treg bashkë me testet e tjera të antigjentit, ato të “Quidel”-it dhe “BD”-së që janë autorizuar në maj dhe respektivisht në korrik, testi i porsaautorizuar e kombinon përdorimin e një mjeti fluoreshent të pajisur me instrumentin që e gjeneron rezultatin brenda vetëm 12 minutash.

Kjo kohëzgjatje është përafërsisht e njëjtë me atë to testeve të ngjashme të “Quidel” dhe “BD”-së.

Agjencia ka bërë të ditur se shkallëzueshmëria dhe kostoja e ulët e këtij testi do të ndihmojnë në nrritjen e kapaciteteve testuese.

Kompania softwareike “LumiraDx” ka bashkëpunuar me “Chembio Diagnostics” për ta zhvilluar këtë lloj testi për diagnostikimin e pranisë së koronavirusit të ri, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19.

Testi i kompanisë me seli në Londër është zhvilluar për ta detektuar antigjenin e proteinës nukleokapsida me anë të strishos së hundës dhe mund të gjenerojë rezultate 12 minuta pas kryerjes së testit te pacientët simptomatikë.

Artikulli paraprakHologramet dhe realiteti virtual po ndryshojnë operacionet kirurgjikale
Artikulli i rradhës Financimet ndërkombëtare për HIV u preken rëndë, miliona njerëz mbeten pa trajtim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.