Arben Vitia pritet të riemërohet në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se Vitia pritet të riemërohet në pozitën e ministrit javën e ardhshme nga kryeministri Albin Kurti.
Vitia e ka mbajtur këtë pozitë fillimisht në Qeverinë Kurti 1 në vitin 2020, dhe për herë të dytë ishte emëruar në Qeverinë Kurti 2 në vitin 2021.
Ai dha dorëheqje në shtator të vitit të kaluar për të kandiduar për kryetar të komunës së Prishtinës. Riemërimi i tij në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së ish-ministrit Rifat Latifi. /Gazeta Shneta/




