Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arianit Jakupi shpall kandidaturën për mandatin e ri si kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës

Lajme 09/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari aktual i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka shpallur kandidaturën e tij për mandatin e ri në pozitën e kryetarit të kësaj ode edhe për katër vite të ardhshme.

Jakupi përmes një postimi në facebook ka falënderuar gjithë kolegët e tij nga Kuvendi aktual i Odës së Farmacistëve për besimin e dhënë katër vite më parë, duke treguar se synimi i tij në mandatin e ri është që të vazhdohet ngritja e sektorit të farmacisë.

Ai gjithashtu ka paraqitur edhe pikat e programit katër vjeçar të cilët synon ta zhvillojë në rast se përzgjedhet prap në krye të odës.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar kolegë farmacistë,

Jam i nderuar që të shpall kandidaturën në mandatin e ri për kryetar të Odës së Farmacistëve të Kosovës!

Me këtë rast duke qenë falenderues për të gjithë kolegët nga kuvendi aktual i OFK për besimin e dhënë dhe për të gjitha punët e kryera gjatë këtij mandati, synimi im i ri ka të bëjë me ngritjen e vazhdueshme të sektorit të farmacisë dhe për këtë çështje edhe kam paraqitur kandidaturën dhe programin me objektivat specifike për mandatin e ri.

Në vazhim po i paraqes edhe pikat e programit 4 vjeçar që synoj për ta zhvilluar së bashku me kolegët e kuvendit të ri dhe me të gjithë kolegët që punojnë fuqishëm për zhvillimin e farmacisë.

Prof.Ass.Dr. Arianit Jakupi

Programi për mandatin 4 vjeçar 2022 – 2026

Prioriteti 1

MAKSIMIZIM I TRANSPARENCËS dhe llogaridhënies në të gjitha proceset e OFK

Maksimizim i këtij procesi dhe qasje shumë më e lehtë përmes platformës online dhe webfaqes

Vazhdimësi e auditimit të pasqyrave financiare të OFK.

Vazhdimësi e raportimit në të gjitha organet e parapara.

Në mandatin e parë kemi publikuar raportet vjetore kurse në mandatin e dytë do të publikojmë raportet tremujore.

Barazi gjinore

Anketa të vazhdueshme në lidhje me shqetësimet kryesore të sektorit farmaceutik dhe qëndrimet që duhet të mbajë OFK ndaj këtyre problemeve

Prioriteti 2

Funksionalizimi i plotë i OFK për proceset në bazë të Ligjit 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë

Ngritje e mëtutjeshme e procesve të licencimit dhe edukimit të vazhdueshëm

Funksionalizimi i plotë i sistemit elektronik.

Sistemi elektronik po bëhet në bazë të donacionit nga Lux-Dev dhe ka përfunduar tërë procesi i definimit. Tani në fazë të tenderimit nga Lux-Dev.

Funksionalizimi i procesit elektronik do të thjeshtojë hapat në të cilat bëhet ky proces.

Ndryshimin e UA për shkollim specialistk me definim shumë më të mirë për farmacistët.

Angazhim maksimal në definimin sa më të mirë të statusit të farmacistëve në sistemin publik shëndetësor.

Prioriteti 3

Ruajtja e autoritetit të anëtarëve të OFK në ushtrimin e punëve profesionale në pajtim me etikën profesionale

Përfaqësim dhe mbrojtje për interesat profesionale të anëtarëve të OFK në ushtrimin e profesionit

Krijimi i disa nëngrupeve me theks në proceset më delikate farmaceutike dhe pastaj angazhimi i tyre në këto procese për luftim sa më të plotë të tyre

Bashkëpunim i plotë me tërë komunitetin e farmacistëve

Pjesëmarrje në media për përmirësimin e imazhit të OFK dhe farmacistëve – përmiërsimi i PR të OFK.

Përmirësimi i përceptimit publik për farmacistin dhe farmacinë në përgjithësi.

Edukimi i vazhdueshëm profesional – organizimi i ngjarjeve me rëndësi për komunitetin e farmacistëve duke përfshirë kongrese, konferenca, workshope dhe takime profesionale dhe shkencore.

Krijimi i sistemit të ligjëratave online për tema të ndryshme nga tërë spektri i farmacisë 70% e të cilave do të jenë pa pagesë shtesë

Ndarje e 10 – 20 % të buxhetit për edukim të vazhdueshëm profesional (projekte profesionale dhe shkencore

Prioriteti 4.

Bashkëpunimi i plotë me MSH, AKPPM, FSSH dhe me institucionet tjera të rëndësishme që kanë ndikim në sektorin farmaceutik me synimin e vetëm aprovimin e:

Ligjit për çmime të barnave

Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale me të gjitha komponentat e parapara.

Angazhim maksimal që në ligjin e ri propozimet e bëra të aprovohen si të tilla pasi që e definojnë barnatoren sipas normave specifike të parapara në shumicën e shteteve të BE.

Ligjit për sigurime shëndetësore dhe akteve tjera me rëndësi

Angazhim maksimal për rritjen e punësimit të farmacistëve edhe në sektorin publik

Angazhim i plotë që të jemi në asistencë të AKPPM për çështjet e ndryshme me rëndësi të përbashkët.

Definimi i proceseve të reja të sistemit barnatari, inspektimet e praktikave të mira farmaceutike, licencimeve, laboratorit etj.

Prioriteti 5.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe anëtarësimi në organizata të rëndësishme ndërkombëtare

Vazhdimësi e përfaqësimit dinjitoz të OFK në organizata ndërkombëtare,

Mbrotje e statusit të OFK në të gjitha përfaqësimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Artikulli paraprakNë Radiologji gjendet material medicinal pa afat në vlerë rreth 260 mijë Euro
Artikulli i rradhës Latifi u operua nga apendiksi, MSH: Ministri është në gjendje stabile

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.