Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Latifi u operua nga apendiksi, MSH: Ministri është në gjendje stabile

Lajme 10/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I plotësuar – Latifi u operua nga apendiksi, MSH: Ministri është në gjendje stabile

Ministri Rifat Latifi i është nënshtruar një operacioni urgjent nga apendiksi, ose siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim zyrtar ku ka bërë të ditur se ministri Rifat Latifi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe gjendja e tij është stabile, shkruan Gazeta Shneta.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendixi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Gazeta Shneta ka raportuar më herët se Latifi është paraqitur sot në orët e vona me dhimbje barku në Emergjencën e QKUK-së. Pas ekzaminimeve radiologjike ai është pranuar në kirurgji ku është operuar nga mjekët. /Gazeta Shneta/

________________________________________________________________________________________________

I plotësuar – Zyrtare: Ministri Latifi i nënshtrohet një operacioni në Kirurgji

Ministri Rifat Latifi i është nënshtruar një operacioni në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga ud. drejtori i Klinikës Dr. Ferat Sallahu. “Po mund t’ju konfirmoj se ministri është pranuar në kirurgji për shkak të një problemi shëndetësor”, ka deklaruar Sallahu.

Gazeta ka kërkuar edhe një deklaratë nga stafi i kabinetit të ministrit për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Ministri Latifi ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e QKUK-së dhe pas ekzaminimeve radiologjike është pranuar në kirurgji. /Gazeta Shneta/


Ministri i Shëndetësisë është hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare.

Burime të Gazetës Shneta brenda QKUK-së, kanë bërë të ditur se ministri Latifi ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, ministri është paraqitur me dhimbje barku dhe pas ekzaminimeve radiologjike tashmë gjendet në bllokun e kirurgjisë dhe mund t’i nënshtrohet një intervenimi urgjent.

Gazeta do të sjellë detaje të tjera në vazhdim…

Artikulli paraprakArianit Jakupi shpall kandidaturën për mandatin e ri si kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës
Artikulli i rradhës Kirurgu që e operoi ministrin Latifi flet për gjendjen e tij shëndetësore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.