Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar sot Qendrën e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, e cila funksionon në kuadër të SHSKUK-së.
Zemaj i shoqëruar nga zëvendësministri nga Gjakova, Luan Gola, janë pritur nga drejtori i këtij institucioni Luan Nagavci.
Ministri i është nënshtruar një kontrolli të syve nga mjekët e këtij institucioni. Kujtojmë se Zemaj pati polemizuar me deputetën e VV-së Fitore Pacolli gjatë një seancë në kuvend, së cilës i pati thënë se “në sy po shihesh se je pozitive”, duke aluduar se është e infektuar me Covid-19.
Kjo deklaratë e saj pati shkaktuar reagime në opinion. Megjithatë Zemaj ka falënderuar mjekët e kësaj qendre për punën e tyre gjatë pandemisë. Kujtojmë se kjo qendër ka ndihmuar edhe Spitalin e Gjakovës me specialistë që mungojnë. /Gazeta Shneta/